top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZOHRAN MAMDANI U ZGJODH KRYETARI I PARË MYSLIMAN DHE KOMUNIST ANTISEMIT I JORKUT TË RI - I ETIKETUAR I TILLË NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 3 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po përballet me provën e tij të parë të hidhur, një vit pas fitores së tij dhe zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit.


Demokratët kanë arritur një fitore historike të trefishtë në Ditën e Zgjedhjeve, më 4 nëntor, duke fituar yllin e ri në ngritje të partisë në Jorkun e Ri (New York) dhe duke zgjedhur dy guvernatoret e para femra në Xhersin e Ri (New Jersey) dhe në Virxhinia (Virginia).


Presidenti Tramp (Trump) pranoi humbjen në rrjetin social virtual “Truth”, por, duke cituar anketues të paspecifikuar, pohon se fakti që ai nuk ishte në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet.


Ndërkohë, Amerika e ka tronditur përsëri botën duke zgjedhur 34-vjeçarin Zohran Mamdani, kryetarin e parë mysliman dhe socialist të qytetit, për të udhëhequr Mollën e Madhe, metropolin më të madh të ShBA-ës dhe ikonën e kapitalizmit.


Si dhe më i riu në më shumë se një shekull të historisë së saj, dhe, më i ndryshmi me origjinën e tij nga Azia Jugore; me një nënë indiane dhe një baba nga Uganda, ku edhe lindi.


Ai bëri bujë duke filluar si një kongresmen shtetëror relativisht i panjohur, i mbështetur nga krahu progresiv i z. Berni Sendërs (Bernie Sanders) dhe znj. Aleksnda Okasio-Kortez (Alexandria Ocasio-Cortez), dhe në fund i mbështetur nga ish-Presidenti Bërek (Barack) Obama (edhe pse jo formalisht), por jo nga i gjithë establishmenti demokrat.


Ai fitoi me një platformë për ta bërë Jorkun e Ri (New Yorku) më të përballueshëm (autobusë falas, supermarkete komunale, kontrolle qiraje dhe taksa më të larta për të pasurit) dhe me një energji të paparë prej vitesh, veçanërisht midis të rinjve.


Pasi u mbyllën qendrat e votimit, ku mbi dy milionë votues hodhën votën e tyre (një rekord që nga viti 1969), z. Mamdani mori pak mbi 50%, duke ruajtur një diferencë prej rreth 10 pikësh ndaj ish-guvernatorit demokrat të Empaiër Stetit (Empire State), Endrju Kuomo (Andrew Cuomo), ndërsa republikani Kurtis Sliua (Curtis Sliwa) mezi kaloi 10%.


I mundur në zgjedhjet paraprake, Z. Kuomo (Cuomo) kandidoi si i pavarur me mbështetjen e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe të miliardierit Illn Mask (Elon Musk).


Fitorja e z. Mamdani është pra edhe një fitore kundër Presidentit Tramp (Trump), i cili, e quajti atë komunist antisemit dhe nxiti komunitetin e fuqishëm hebre të Jorkut të Ri të votonte kundër tij dhe kërcënoi të ndërpriste fondet e tij federale.


Edhe pse tani ai planifikon ta përdorë atë si një batutë kombëtare për prirjen komuniste të demokratëve.


Por Partia “Gomari” ka treguar se mund të fitojë edhe me kandidatë të moderuar, duke treguar një rrugë të dytë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.


Kandidatë të tillë përfshijnë 46-vjeçaren Abigeill Spanbergër (Abigail Spanberger), një ish-operative e CIA-s që rrëmbeu udhëheqjen nga republikanët në Virxhinia, duke u bërë guvernatorja e parë femër e shtetit.


Ajo gjithashtu fitoi pozicionin e prokurores së përgjithshme në Shtetin e Vjetër të Dominionit, me një grua tjetër si kandidate për zëvendëspresidente; Ghazala Hashmi, një senatore shtetërore me origjinë indiane dhe personi i parë mysliman dhe nga Azia Jugore që mban një detyrë në të gjithë shtetin.


Në Virxhinia, demokratët fituan gjithashtu detyrën e prokurorit të përgjithshëm.


Z. Xhei Xhouns (Jay Jones) mundi z. Xheison Miares (Jason Miyares), kandidatin në detyrë, i cili, u mbështet nga Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page