KRYETARI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS LUMIR ABDIXHIKU: PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA IU GJEND VENDIT NË ORËT MË TË RËNDA SI PRIJËS HISTORIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10, 2024
- 2 min read
Prishtinë, Kosovë | Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se presidenti Ibrahim Rugova iu gjend vendit në orët më të rënda, duke e quajtur prijës historik.
Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar ng LDK (ku është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama) z. Abdixhiku deklaroi se Ibrahim Rugova s’ishte pro perëndimor, siç mund të thuhet shpesh në fjalorin politik, ai ishte perëndimor në vetë kuptimin e fjalës.
Ai theksoi se ish-presidenti i Kosovës përafroi vlerat e perëndimit me ato të popullit të Kosovës.
“Nuk do të arrij asnjëherë që përmes fjalëve ta përshkruaj ndjenjës e lirisë. Do të kem qenë me fat, që jetuam një mundësi të tillë.
E kam të vështirë t’ua shpjegoj vajzave të mia dhe gjeneratave të tyre, që lirinë e marrin si të mirëeqenë, që nuk kishin nevojë ta dinin mungesën e saj.
Sot pikërisht për shkak të sakrificës së tyre, renditjes së yjeve politike në skenën botërore, unë dhe secili prej jush sot këtu duhet të kuptojmë mësimin e vetë lirisë, aq të shtrenjtë, mbi të gjitha te kapërcimi i vlerave që na sollën këtu.
Kjo e ardhme, na vjen e skicuar dhe projektuar në fjalë të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova, Kosova e pavarur, vend në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA.
Është Ibrahim Rugova dhe Perëndimi që na u gjendën në orët më të rënda. Për Rugovën si prijës historik, kanë folur e kemi folur në secilin rast tonin.
Udhëheqësi i shkrimtarëve të Kosovës, e njohësi i qytetërimit perëndimor, përafroi vlerat e perëndimit me vlerat e popullit të tij.
Rugova nuk ishte pro perëndimor, sic mund të thuhet shpesh në fjalorin politik, ai ishte perëndimor në vetë kuptimin e fjalës.
Nuk ishte pro perëndimor, ishte perëndimor në bindje, në besim dhe sjellje. Ai besonte në këtë filozofi dhe oskidentalizmi ishte identiteti i tij.
Besonte te kultura si identitet, si thelbi i asaj cka ishte Evropa. Dishepulli i kësaj filozofie ishte ndjekës i Skënderbeut dhe Pjetër Bogdanit.
Rugova e mendonte Kosovën si një bashkësi perëndimore, Rugova ishte perëndimor autentik. E dëshmonte me studime e veprime politike, kudo e kurdo.
Rugova veproi në një kohë të thyerjeve të mëdha, kur po shembej Muri i Berlinit e Ballakni po i kthehej kasaphaneve të mëdha. Ai kthehet në veprimtar politik duke ndjekur shembullin politik.
Ai zgjodhi pacifizmin dhe sjelljen e lirë.
Sabri Hamiti, akademik, thotë vetë kam shkruar se Ibrahimi është një njeri, mandej promovues i letërsisë në kulturën shqiptare, mandej që është presidenti historik i Kosovës, kurrkush deri tani nuk i ka kundërshtuar këto.
Më thellë bëhet i ngjashëm me Ismail Qemalin që ngriti flamurin, e me Naimin që predikonte mirësinë universal në një situatë te egërsimit e i ngjashëm me Fishtën në përmbysjen e së keqes për hir të humanitetit e idealizmit kombëtar”, tha z. Abdixhiku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































