top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË AUSTRISË UOLFGANG (WOLFGANG) SOBOTKA I DËRGOI NJË LETËR URIMI KRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI ME RASTIN E ZGJEDHJES NË DETYRËN E RE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2024
  • 1 min read
ree

Vjenë, Austri | Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Uolfgang (Wolfgang) Sobotka, i ka dërguar një letër urimi kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropalit, me rastin e zgjedhjes në detyrën e re.

 

Në mesazhin e tij drejtuar kryetares Spiropali, z. Sobotka deklaroi se bashkëpunimi parlamentar bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë të vështira gjeopolitike.

 

Është kënaqësi e veçantë për mua të kem mundësinë t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.


Pikërisht në kohë të vështira gjeopolitike, si këto që po jetojmë, bashkëpunimi parlamentar bëhet akoma edhe më i rëndësishëm”, deklaroi z. Sobotka.

 

Në këtë kontekst, përshëndes fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona dhe jam i sigurt se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit tuaj.


Mbetem me urimet më të mira për veprimtarinë tuaj politike si dhe për shëndetin tuaj personal”, ka shtuar z. Sobotka, më tej në përmbajtjen e mesazhit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page