top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI I KËRKOI PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) TË NDRYSHOJË KONFIGURIMIN E BORDIT TË TIJ TË PAQES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 25
  • 2 min read

Romë, Itali | Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni tha se i ka kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Danlld Tramp (Donald Trump) të ndryshojë konfigurimin e Bordit të tij të Paqes për ta bërë më të lehtë për Italinë dhe vendet e tjera të regjistrohen në të.


Kryeministrja Meloni ka thënë se Roma është e interesuar të jetë pjesë e bordit, por nuk është në gjendje të bashkohet për momentin sepse ka aspekte që bien ndesh me Kushtetutën italiane.


Thashë se ka probleme objektive kushtetuese për ne me mënyrën se si është konfiguruar iniciativa dhe kërkova gatishmërinë e tij për të rihapur këtë konfigurim për të përmbushur nevojat jo vetëm të Italisë, por edhe të vendeve të tjera evropiane”, tha Kryeministrja Meloni në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) pas një samiti ndërqeveritar Itali-Gjermani në Romë.


Ne duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë punë. Prania e vendeve si i yni mund të bëjë diferencën. Ky është qëndrimi ynë, pastaj do të shohim se cilat janë kufijtë për të gjetur qëndrime të përbashkëta”, tha ajo.


Kryeministrja Meloni tha gjithashtu se shpresonte që përpjekjet e Presidentit Tramp (Trump) do t'i jepnin fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se, nëse ia dalin mbanë, qeveria e saj do të mbështesë dhënien e Çmimit Nobel për Paqen Presidentit të ShBA-ës.


Shpresoj se do të jemi në gjendje t'ia japim Çmimin Nobel për Paqen Trampit (Trump)”, tha ajo.


Kam besim se ai mund të bëjë një ndryshim për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme edhe për Ukrainën, dhe pastaj, më në fund, ne do të jemi në gjendje ta nominojmë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page