top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË ITALISË XHORXHA (GIORGIA) MELONI PO KRYEN VIZITË ZYRTARE NË JAPONI ME RASTIN E 160-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ITALO-JAPONEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 16
  • 1 min read

Tokio, Japoni | Jam jashtëzakonisht e lumtur që ndodhem këtu pas takimit tonë të shkurtër në Johanesburg dhe bisedave tona telefonike.


Kjo është hera e tretë që vij në Japoni në tre vitet që kam qenë në qeveri dhe nuk ishte rastësi, ishte një zgjedhje”.


Kështu tha Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni, në hapje të takimit të saj dypalësh me kryeministren japoneze Sanea Takaiçi (Takaichi) në Kantei, në Tokio.


Herën e parë që erdha këtu, ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e një partneriteti strategjik.


Herën e dytë që isha këtu, si pjesë e G7-ës në Hiroshimë, shfrytëzuam rastin për të diskutuar një plan veprimi trevjeçar për vitet 2024-2027 për të vendosur objektiva të qarta, të përcaktuara me afate kohore, të cilat, i kemi përmbushur.


Po kthehem këtu për herë të tretë; jam udhëheqësja e parë evropiane që vij këtu që kur ju morët detyrën dhe po shfrytëzojmë rastin për të ngritur përsëri marrëdhëniet tona dypalëshe në nivelin e një partneriteti të veçantë strategjik”, tha Kryeministrja Meloni.


Vizita e tretë në Japoni, po zhvillohet me rastin e 160-vjetorit të marrëdhënieve tona dypalëshe, të cilat, gjithashtu tregojnë se sa të thella, sa afatgjata dhe sa të vazhdueshme kanë qenë marrëdhëniet tona”, tha Kryeministrja Meloni.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page