KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: LYPET RUAJTJE E UNITETIT MIDIS EVROPIANËVE + UKRAINËS + SHBA-ës PËR TË NDALUAR LUFTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2025
- 1 min read

Romë, Itali | Si pjesë e procesit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, Kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, së bashku me udhëheqës të tjerë, morën pjesë në një bisedë telefonike me Presidentin Volodimir Zelenski, këtë pasdite, në prag të takimit të tij me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
Gjatë bisedës, Kryeministrja Meloni ndau dhe përsëriti rëndësinë, tani më shumë se kurrë, të ruajtjes së unitetit të vizionit midis partnerëve evropianë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund gati katër viteve konflikt.
“Vetëm përmes këtij uniteti të fortë vizioni, Rusia mund të mbahet përgjegjëse për përgjegjësitë e saj dhe të inkurajohet të demonstrojë një gatishmëri të vërtetë për t'u ulur në tryezën e negociatave”, tha Kryeminsitrja Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments