KRYEMINISTRI KROAT ANDREJ PLENKOVIÇ SHKOI NË BERLIN PËR TË NËNSHKRUAR MARRËVESHJEN PËR BLERJEN E 44 TANKE LEOPARD 2A8 (1.3 MILIARDË €).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ndodhet në Gjermani për t'u takuar me kancelarin Fridrish Merc (Friedrich Merz).
Një kontratë pritet të nënshkruhet në Berlin për furnizimin e Zagrebit me 44 tanke Leopard 2A8, me vlerë 1.3 miliardë euro”.
Kështu raporton transmetuesi kroat “HRT”.
Mbrëmë, Kryeministri Plenkoviç mbajti një leksion në Fondacionin “Konrad Adenauer”, gjatë të cilit, ai trajtoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe rolin e Gjermanisë dhe Kroacisë në kontekstin aktual.
“Kroacia dhe Gjermania janë të përkushtuara fuqimisht për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të mbështetur plotësisht mbrojtjen, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Përpjekjet aktuale drejt një marrëveshjeje paqeje duhet të jenë të pranueshme për Ukrainën dhe të bazohen në garanci të forta sigurie që e pengojnë Rusinë të përsërisë agresionin e saj”, tha Kryeministri Plenkoviç.
Ai shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga Ministri i Mbrojtjes Ivan Anusiç, Ministri i Jashtëm Gordan Grliç Radman dhe Ministri i Ekonomisë Ante Susnjar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments