top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/KRYEMINISTRI I KROACISË JOSIP DABRO DHA DORËHEQJEN: MEDIA BOTOI NJË VIDEO QË E PASQYRONTE DUKE SHTËNË ME ARMË ZJARRI NGA DRITARJA E NJË AUTOMJETI NË LËVIZJE | VIDEO E PLOTË E AKTIT PREJ GANGOJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 1 min read

Updated: Jan 19

ree

Zagreb, Kroaci | Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Bujqësisë, Josip Dabro ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme pasi gazeta “Jutarnji list” publikoi një video ku shfaqet ai duke u përkulur nga një makinë në lëvizje për të qëlluar disa të shtëna me armë.

 

Parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit për arsye morale. Gjatë mandatit tim jam udhëhequr nga një vizion dhe vendosmëri e qartë për të bërë ndryshime të nevojshme në ministri, duke luftuar kundër parregullsive”, ka shkruar Dabro në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se megjithatë është i vetëdijshëm se rrethanat krijojnë një barrë të mëtejshme për qeverinë dhe për partinë e saj, Lëvizjen Patriotike, një forcë e krahut të djathtë aleate me Bashkimin Demokratik Kroat (Hdz) të kryeministrit Andrej Plenkoviç.

 

Si person përgjegjës dhe nëpunës publik, besoj se situata ime personale nuk duhet të largojë vëmendjen nga prioritetet e qeverisë dhe ministrive dhe as të ngadalësojë reformat.


Prandaj, me bindje të plotë se ky është vendimi më i mirë për të mirën e përbashkët, lë pozicionin tim”, përfundoi ai.

 

Lidhur me videon e publikuar nga gazeta “Jutarnji list” pasditen e djeshme, z. Dabro ka shprehur keqardhjen, duke shtuar se episodi ka ndodhur disa vite më parë në një moment pakujdesie.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page