KRYEMINISTRI KONSERVATOR BRITANIK BËN NJË HAP PRAPA PËR MBROJTJEN E KILMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20, 2023
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Nga qeveria britanike po vjen ngadalësimi i politikave drejt objektivit të emetimeve zero. Ky akt është pritur me një rrebesh kritikash. Londra bën një hap prapa, në lidhje me klimën, dhe kërkon kohën e saj, edhe nëse nuk ka mbetur shumë kohë. Kryeministri Rishi Sunak ndryshon strategjinë për objektivin e emetimeve zero CO2 deri në vitin 2025. Pohimi erdhi nga vetë kryeministri Sunak, i cili, njoftoi shtyrjen nga viti 2030, në 2035, për shkak të ndalimit të shitjes së makinave me motor benzine dhe nafte. Qeveria britanike synon gjithashtu të shtyjë detyrimin për zëvendësimin e kaldajave me gaz. Megjithëse Mbretëria e Bashkuar kishte marrë një angazhim për këtë qëllim, udhërrëfyesi tani po ngadalësohet, dhe objektivi i konfirmuar i vitit 2050 “do të arrihet në një mënyrë më proporcionale”. Prandaj, skenari i ndryshuar ekonomik, e shtyn kryeministrin Sunak të shtyjë ndalimin e prodhimit, dhe shitjes në vend, të automjeteve me motor benzinë ose naftë, nga afati 2030, një synim i vendosur nga ish-kryeministri Boris Xhonson (Boris Johnson), në vitin 2021 COP26. Kritika të rënda, nga të gjitha frontet, nga opozita laburiste, por, edhe nga anëtarët e mazhorancës, që janë më të ndjeshëm ndaj çështjeve mjedisore, në rreshtin e parë të të cilëve ishte z. Alok Sharma, që në vitin 2021 kishte kryesuar Cop26. Edhe prodhuesit e makinave nuk e morën me dashamirësi kthesën, të frikësuar para së gjithash, nga pasiguria e qeverisë. “Biznesi ynë ka nevojë për tre gjëra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ambicie, përkushtim, koherencë”, komenton presidentja e Ford UK, Lisa Brankin. Sipas saj, një zbutje e afatit 2030, do t'i minonte të treja. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments