top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I HUNGARISË VIKTOR ORBAN PARALAJMËROI SHTIMIN E PENSIONEVE ME 1% DHE PENSIONIN E 14-të NDËRSA AFROHEN ZGJEDHJET E VITIT 2026.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read
ree

Budapest, Hungari | Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se qeveria e tij do të nisë një shtesë për pensionet, duke intensifikuar fushatën e tij politike përpara zgjedhjeve kombëtare në vitin 2026.


I përballur me periudhën më të dobët ekonomike të qeverisjes së tij 15-vjeçare, Kryeminsitri Orban ka njoftuar tashmë ulje të taksave për familjet, rritje të pagave dhe një program masiv të subvencionuar të kredive për strehim përpara votimit, duke e rënduar buxhetin e shtetit në një kohë kur ekonomia është në stanjacion.


Të dhënat e PBB-së së Hungarisë për tremujorin e tretë dolën të pandryshuara të enjten, duke mos përmbushur pritjet dhe duke sinjalizuar një ekonomi në stanjacion.


Kryeministri Orban i tha radios shtetërore të premten se rritja këtë vit mund të jetë midis 0.6% dhe 1%.


Kjo është shumë më poshtë parashikimeve të mëparshme të qeverisë për rritje prej 3.4% në vitin 2025, e cila, u ul më vonë në 2.5% dhe më pas në 1%.


Ai tha gjithashtu se ekonomia nuk mund të nxitet duke shkurtuar shpenzimet, siç sugjerojnë disa ekonomistë.


Ne duhet të bëjmë atë që është e mirë për njerëzit, … dhe jo atë që i rregullon shifrat. Kështu që unë besoj se ekonomia e Hungarisë nuk mund të vihet në rrugën e rritjes me hapa kursimi”, tha Kryeministri Orban, duke shtuar se e vetmja pyetje ishte se në sa hapa mund të futej i ashtuquajturi pension i muajit të 14-të.


Shtesa do të bënte që pensionistët që tashmë marrin një muaj shtesë pensioni në vit të merrnin një pagesë shtesë të muajit të 14-të.


Ndërsa rimëkëmbja ekonomike mbetet e dobët, inflacioni kokëfortë po pengon uljen e normave të interesit.


Norma bazë e bankës qendrore është në 6.5%.


Kryeministri Orban përballet gjithashtu me konkurrencë të fortë nga një parti e re opozitare e qendrës së djathtë, e cila, aktualisht kryeson shumicën e sondazheve.


Z. Peter Virovacz, ekonomist në ING Bank, tha se futja e shtesës së pensioneve do të kushtonte një shumë ekuivalente me 0.6% të PBB-së së Hungarisë.


Konsolidimi fiskal i Hungarisë do të jetë më i ngadaltë se sa pritej”, tha Fitch Ratings këtë muaj, duke shtuar se uljet e taksave të sinjalizuara së fundmi mund të krijojnë rrezik shtesë për parashikimet e deficitit dhe borxhit të saj për shkak të rritjes së dobët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page