top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I BULLGARISË NIKOLAI DENKOV DHA DORËHEQJE TË PLANIFIKUAR NË MARRËVESHJE POLITIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5, 2024
  • 2 min read

Sofje, Bullgari | Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje të martën, duke i hapur rrugën bashkëpunëtores së tij në koalicion, partisë së qendrës së djathtë GERB, ta udhëheqë Qeverinë sipas marrëveshjes që këto dy parti e kishin arritur pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Kumtohet se ky akt dorëheqje ka nxitur një mosmarrëveshje për atë se çfarë do të ndodhë më pas.

Zyra e Këshillit të Ministrave njoftoi për dorëheqjen e z. Denkovit dhe Qeverisë së tij të martën, nëntë muaj pasi koalicioni qeveritar i z. Denkov ishte miratuar nga Parlamenti i Bullgarisë, me mbështetje nga dy grupet më të mëdha parlamentare – GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP-DB).

Sipas marrëveshjes së arritur kur GERB dhe PP-DB njoftuan se ishin pajtuar për formimin e Qeverisë vitin e kaluar, z. Denkov do ta mbante postin e kryeministrit për nëntë muaj, dhe pastaj do t’ia dorëzonte detyrën ministres së Jashtme, Maria Gabriel.

Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë, një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët”, tha z. Denkov në një komunikatë me anë të së cilës iu drejtua publikut.

Tani po e nderoj përkushtimin që ne e dhamë përmes deklaratës së përbashkët më 6 qershor 2023”, shtoi ai.

Z. Denkov dha dorëheqje pasi GERB e paraqiti planin e vet për koalicion më 5 mars, pas disa javësh mosmarrëveshje mes dy partive politike.

Mosmarrëveshjet kryesore janë se kush duhet ta marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, dhe nëse duhet të ketë ndryshime në rregullatorë.

Sipas PP-DB, z. Denkov duhet të bëhet ministër i Jashtëm, por GERB nuk dëshiron ta lëshojë këtë post.

GERB-i propozoi në planin e vet për koalicion që znj. Gabriel ta mbajë postin e ministres së Jashtme për nëntë muajt e ardhshëm, dhe të shërbejë si kryeministre njëkohësisht.

Ajo propozoi gjithashtu edhe më shumë kohë mes rotacioneve të pushtetit - 15 muaj në vend të nëntë muajve.

Sipas marrëveshjes së arritur në qershor për ndarjen e pushtetit, të gjithë ministrat duhet t’i mbajnë postet e tyre, por prej atëherë GERB-i ka kërkuar që disa ministra të zëvendësohen.

PP-DB në shkurt propozoi një traktat, sipas të cilët, marrëveshja për lidership të përbashkët nuk do të prekej.

Por, BERB e hodhi poshtë këtë dhe propozoi draftin për marrëveshje koalicioni.

Të dyja partitë kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet marrëveshje.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page