KRYEMINSITRI VIKTOR ORBAN: SOT DO TË FLAS ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN PËR ÇËSHTJEN E TAKIMIT ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË BUDAPEST.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | Pas bisedës me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), kryeministri hungarez Viktor Orbán do të diskutojë sot me Presidentin rus Vladimir Putin takimin midis dy presidentëve të planifikuar në Budapest për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Kryeministri hungarez e bëri të ditur këtë në një intervistë me “Kossuth Radio”.
“Dje, Presidenti Tramp (Trump) pati një bisedë produktive me presidentin rus.
Ministrat e jashtëm po përpiqen të zgjidhin çështjet e pazgjidhura dhe më pas do të jenë në gjendje të takohen në Budapest një javë më vonë”, shpjegoi Kryeministri Orbán, duke përsëritur se takimi zyrtar midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara në Uashington është gjithashtu duke u finalizuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments