KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN MBËRRITI NË VATIKAN PËR TAKIM ME PAPA LEO XIV-të.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti në Vatikan për një takim me Papa Leo XIV-të.
“Bota po mësohet ngadalë me luftërat.
Gjatë dy dekadave të fundit, konfliktet ushtarake kanë shpërthyer njëri pas tjetrit në të gjithë botën; nga Kaukazi në Lindjen e Mesme, dhe tani lufta trevjeçare ruso-ukrainase.
Lajme dhe pamjee shkatërrimi dhe viktimash të luftës bien mbi ne.
Në fillim jemi të tronditur, pastaj të trishtuar dhe më në fund fillojmë të mësohemi me të.
Por, ndërsa bota mësohet me luftërat, ato bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, si një zjarr në një ditë përvëluese vere.
Nëse nuk bëjmë asgjë, herët a vonë flakët do të arrijnë në vendin tonë, në shtëpitë tona dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.
Nëse duam të ruajmë paqen në Hungari, nuk mund të notojmë me rrymën kryesore të Brukselit”, shkroi kryeministri hungarez Orban në rrjetin social virtual “Facebook” para takimit.
“Ne duam të qëndrojmë larg ethes së luftës që po përhapet në të gjithë botën.
Kjo është arsyeja pse, që nga shpërthimi i luftës ruso-ukrainase, kemi ndërtuar një koalicion kundër luftës - shtoi ai - duke specifikuar se sot do t'i raportojë Atit të Shenjtë dhe, më vonë, Kryeministrit italian mbi përpjekjet e Hungarisë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments