KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN: UKRAINA NUK MUND TA FITOJË LUFTËN ME RUSINË; NDIHMA PËR UKRAINËN PO E VRET BASHKIMIN EVROPIAN; 185 MILIARDË € TË ÇUARA DËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 17
- 2 min read

Budapest, Hungari | Në një intervistë me z. Mathias Dopner, CEO i “Axel Springer Group” dhe pronar i entit mediatik “Politico”, ndër botime të tjera, kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Ukraina nuk ka asnjë shans për të fituar luftën me Rusinë dhe e quajti mbështetjen financiare të Bshkimit Evropian për vendin thjesht të çmendur.
Sipas kryeministrit, ndihma evropiane për Kievin po e vret Bashkimin Evropian ekonomikisht dhe financiarisht.
“Ne kemi djegur tashmë 185 miliardë euro dhe qëllimi ynë është të djegim edhe më shumë.
Pra, ne po financojmë një vend që nuk ka asnjë shans për të fituar luftën”, tha ai.
Kryeministri Orban më pas u kthye duke akuzuar udhëheqësit evropianë se duan të vazhdojnë luftën.
“Ata mendojnë se ne duhet të vazhdojmë luftën për të mbështetur më tej Ukrainën”, një qëndrim që Kryeministri Orbán e quajti të gabuar, krejtësisht të gabuar.
I pyetur pse Budapesti kundërshton çdo përpjekje për të rritur presionin ndaj Presidentit Putin, Kryeminsitri Orban u përgjigj duke theksuar se Rusia posedon armë bërthamore.
“Rreziku bërthamor është në tryezë”, tha ai.
Lidhur me negociatat e paqes, Kryeministri Orban tha se pret një marrëveshje midis rusëve dhe amerikanëve për luftën dhe për çështje të tjera, tregtinë, tregtinë botërore, energjinë dhe çështje të tjera.
“Evropa duhet të miratojë një qasje ndaj Ukrainës bazuar në interesat evropiane”, theksoi Orbán, duke përjashtuar mundësinë e një sulmi të Moskës kundër vendeve të BE-së ose NATO-s.
Lidhur me mburojën financiare të rënë dakord me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), Kryeminsitri Orban shpjegoi se ajo do të shërbejë si mbulesë për fondet e ngrira nga Brukseli.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments