KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) NUK ARRITI NJË MARRËVESHJE ME PRESIDENTEN VON DER LEIENIN (LEYEN); PËRKUNDRAZI; E HËNGRI PRESIDENTEN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR MËNGJES
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 28
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nuk arriti një marrëveshje me Ursula von der Leienin (Leyen), por, përkundrazi, hëngri Presidenten e Komisionit Evropian për mëngjes”.
Kryeministri hungarez Viktor Orban e tha këtë në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin social virtual “Facebook”, duke komentuar marrëveshjen e tarifës prej 15% të shpallur dje në Tërnberi (Turnberry) të Skocisë nga presidentët e ShBA-ës dhe BE-së.
“Manjati është një negociator i fuqishëm dhe von der Leien (Leyen) është një person me peshë të lehtë”, theksoi kryeministri Orban.
“Marrëveshja është më e keqe se ajo e arritur nga Mbretëria e Bashkuar, vërejti ai, duke shtuar se do të jetë e vështirë të shitet si një sukses”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments