ORGANIZATORËT E MARSHIMIT TË KRENARISË NË BUDAPEST PRETENDUAN SE POTHUAJSE 200 MIJË VETA MORËN PJESË NË TË | KRYEMINISTRI NACIONALIST VIKTOR ORBAN NUK DHA MIRATIMIN PËR MBAJTJEN E MARSHIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 28
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Gati 200000 njerëz marshuan në Budapest”, thanë organizatorët, një pjesëmarrje e paprecedentë për Marshimin hungarez të Krenarisë pavarësisht një ndalimi të vendosur nga kryeministri nacionalist Viktor Orbán.
“Ne vlerësojmë se numri i njerëzve të pranishëm është midis 180000 dhe 200000.
Është e vështirë të vlerësohet numri i saktë sepse nuk ka pasur kurrë kaq shumë njerëz në Budapest Pride”, tha kryetarja e eventit Viktoria Radvani për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”.
Kryetari i bashkisë së Budapestit, Gergeli Karacsoni, gjithashtu vlerësoi pjesëmarrjen - sipas tij - rekord.
“Faleminderit, Viktor Orban, për promovimin e një shoqërie më tolerante”, shkroi ai me shaka në Facebook.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments