KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DO TË NDALOJMË PROGRAMIN BËRTHAMOR TË IRANIT ME OSE PA KONTRIBUTIN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Krateret dhe shkatërrimet po shtohen në Iran dhe Izrael, të cilët, nuk po bëjnë lëshime në terren dhe vazhdojnë të shkëmbejnë breshëri raketash vdekjeprurëse me qëllim që të shpojnë mbrojtjen e njëri-tjetrit, ndërsa diplomacia po përpiqet t'i japë fund luftës në tryezat e Gjenevës.
Për kryeministrin Benjamin Netanjahun, qëllimi mbetet i njëjtë; të ndalojë programin bërthamor të Iranit, me ose pa kontributin e presidentit Tramp (Trump).
Shefi i Shtabit të IDF-së, Eial (Eyal) Zamir, u ka bërë thirrje izraelitëve të përgatiten për një fushatë të zgjatur kundër Republikës Islamike.
Duke parashikuar ditë të vështira për popullsinë, e cila, ndërkohë po vuan përgjigjen iraniane me shkatërrimin e sjellë nga bombardimet në Tel Aviv, Beer Sheba dhe Haifa, një port i rëndësishëm dhe qendër industriale e shtetit hebraik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments