top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI AUSTRALIAN ENTËNI ELLBËNIZ (ANTHONY ALBANSE): AUSTRALIA NJOHU PALESTINËS SI SHTET TË PAVARUR; HAMASI NUK DUHET TË KETË ASNJË ROL NË PALESTINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 1 min read
ree

Sideni, Australi | Australia njeh aspiratat legjitime dhe historike të popullit palestinez për të pasur shtetin e vet.


Njohja e Palestinës nga Australia sot, së bashku me atë të Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare për të rigjallëruar një zgjidhje me dy shtete, duke filluar me një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve të kapura gjatë mizorive të 7 tetorit 2023”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryeministri australian Entëni Ellbëniz (Anthony Albanse).


Akti i sotëm i njohjes pasqyron angazhimin e hershëm të Australisë për një zgjidhje me dy shtete, e cila, ka qenë gjithmonë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme për popujt izraelitë dhe palestinezë.


Organizata terroriste Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë”, thuhet në deklaratë.


Hapat e mëtejshëm, duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave, do të merren në konsideratë ndërsa Autoriteti Palestinez bën përparim në angazhimet e tij për reforma”, thuhet më tej atje.


Puna thelbësore është duke u zhvilluar tashmë nga bashkësia ndërkombëtare për të zhvilluar një plan të besueshëm paqeje që do të mundësojë rindërtimin e Gazës, do të forcojë kapacitetin e Shtetit të Palestinës dhe do të sigurojë sigurinë e Izraelit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page