AUSTRALIA PUSHTOHET NGA PROTESTAT: ÇDO 4 DITË VRITET 1 GRUA | QEVERIA E MAJTË PRANON DËSHTIMIN PËR MBROJTJEN E GRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 28, 2024
- 1 min read
Sideni, Australi | Në të gjithë Australinë janë mbajtur protesta për valën e fundit të dhunës ndaj grave.
Protestuesit po bëjnë thirrje që dhuna me bazë gjinore të shpallet një emergjencë kombëtare dhe të futen ligje më të ashpra, ndërsa kryeministri Entëni Ellbënis (Anthony Albanese) ka deklaruar se problemi është kombëtar.
Këtë e raporton BBC.
Mesatarisht një grua është vrarë çdo katër ditë në vend këtë vit.
“Ne duam opsione alternative të raportimit për viktimat e mbijetuara, të cilat i lejojnë ato të zotërojnë historitë e tyre dhe rrugën e tyre drejt shërimit dhe raportimit”, tha organizatorja e demonstratës Martina Ferrara, dhe duam që qeveria të pranojë se këto janë veprime urgjente dhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme.
Duke folur në një marshim në kryeqytetin Kanberra (Canberra) ku morën pjesë mijëra protestues, kryeministri Ellbëniz (Albanese) pranoi se qeveria duhet të punojë më mirë në të gjitha nivelet.
“Ne duhet të ndryshojmë kulturën, qëndrimet, sistemin ligjor dhe qasjen e të gjitha qeverive. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos varet nga gratë, por edhe nga burrat që të ndryshojnë sjelljen e tyre”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































