KREMLINI: REAGIME JOKONSTRUKTIVE NGA SAMITI NË ZVICËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Rusia nuk do t'u dërgojë asnjë mesazh pjesëmarrësve të samitit në Zvicër për Ukrainën dhe shpreson që herën tjetër konflikti të diskutohet në një ngjarje më konstruktive”, tha për agjencinë ruse të lajmeve Tass zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Ne nuk duam t'u komunikojmë asgjë atyre. Ne duam të mblidhemi herën tjetër për një ngjarje më thelbësore dhe konstruktive”, tha ai.
Për reagimet e pjesëmarrësve të samitit në Zvicër ndaj nismës, z. Peskov shtoi: “Ka shumë reagime zyrtare, deklarata zyrtare të natyrës jo konstruktive.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














