top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “AXIOS”: I DËRGUARI I POSAÇËM I SHTËPISË SË BARDHË STIV UIKOF (STEVE WITKOFF) U TAKUA ME KRYEMINISTRIN E KATARIT NË IBIZA DUKE U PËRQENDRUAR NË NJË PLAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË GAZË

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | I Dërguari i Posaçëm (Special) i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uikof (Steve Witkoff), u takua sot në Ibiza të Spanjës me Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdul Rahman al-Thani, për të diskutuar një plan për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të liruar të gjithë pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi.


Dy burime të njohura me takimin, të cituara nga faqja e internetit e lajmeve “Axios”, thanë se një propozim i ri për një zgjidhje gjithëpërfshirëse diplomatike për t'i dhënë fund luftës mund të vonojë planin e Izraelit për një ofensivë të re për të pushtuar Qytetin e Gazës.


Një burim i përfshirë në negociata i tha entit mediatik “Axios” se Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për të zhvilluar një propozim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t'u paraqitet palëve brenda dy javëve të ardhshme.


Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, tha të enjten, gjatë një takimi të Kabinetit të Sigurisë Izraelite që miratoi një plan të ri pushtimi, se administrata Tramp (Trump) do të paraqesë një propozim përfundimtar për luftën në Gazë në javët e ardhshme.


Një zyrtar izraelit i përfshirë në negociata, megjithatë, tha se një plan i tillë do të ishte i papranueshëm për Hamasin dhe për këtë arsye do të ishte i pakuptimtë.


Lufta jonë është kundër Hamasit, jo kundër Shteteve të Bashkuara”, tha zyrtari.


Hendeku midis Izraelit dhe Hamasit për përfundimin e luftës është i madh, kështu që të flasësh për një marrëveshje gjithëpërfshirëse është ndoshta e pakuptimtë në këtë fazë”, shtoi ai.


Zyrtari izraelit, megjithatë, deklaroi se plani i pushtimit të Qytetit të Gazës nuk do të zbatohej menjëherë, duke shtuar se afati i saktë kohor për fillimin e operacionit nuk ishte caktuar ende, duke lënë më shumë kohë për një zgjidhje diplomatike.


Pavarësisht vendimit të qeverisë për të udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të përgatiten për pushtimin e Qytetit të Gazës, kjo pritet të zgjasë të paktën disa javë, për sa i përket planifikimit ushtarak, evakuimit të afërsisht një milion civilëve palestinezë nga zona dhe përgatitjes së ndihmës humanitare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page