KORÇË | VANGJEL JOVANI DHE THANAS VESHI (BANUES NË FSHATIN POLENË) U ARRESTUAN; AKTE DHUNE NDAJ TOPAKËMBASIT SALEH SALEM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15, 2025
- 2 min read

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vangjel Jovani.
2- Z. Thanas Veshi (banues në fshatin Polenë).
Ata konsiderohen doras në ushtrim dhune fizike ndaj:
1- Topakëmbasit Saleh Salem, me moshë 26 vjeç.
Njoftim | Dhunuan për motive të dobëta, një 26-vjeçar, vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 3 shtetas.
Gjithashtu, procedohet penalisht një 25-vjeçar, i pranishëm gjatë krimit, për moskallëzim.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
- u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments