top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BOBOSHTICË; KORÇË | BESMIR MOLLANJI U ARRESTUA; TRAFIK EMIGRANTËSH EGJIPTIANË (600 € PËR PERSON).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 1 min read
ree

Fshati Boboshticë, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Besmir Mollanji, me moshë 40 vjeç.


Njoftim | Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:


B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".


Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.


40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë.


Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page