KORE E JUGUT | PRESIDENTI LI JA MIUNG (LEE JAE MYUNG) NISI SOT VIZITËN SHTETËRORE NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4
- 2 min read

Seul, Koreja e Jugut | Presidenti i Koresë së Jugut, Li Ja Miung (Lee Jae Myung), filloi një vizitë shtetërore në Republikën Popullore të Kinës, të dielën, me shpresën për të promovuar paqen në Gadishullin Korean, disa orë pasi Koreja e Veriut, rivale e saj, nisi raketë balistike.
Vizita - e para e Presitenti Li (Lee) në Republikën Popullore të Kinës që nga marrja e detyrës në qershor - vjen mes tensioneve të larta globale pas shfaqjes agresive të Phenianit, menjëherë pas sulmit të ShBA-ës ndaj Venezuelës.
Presidenti Li (Lee) pritet të takohet me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) gjatë udhëtimit, takimi i tyre i dytë në vetëm dy muaj, një interval jashtëzakonisht i shkurtër, që, sipas analistëve, sinjalizon interesin e madh të Kinës për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin, ndërsa marrëdhëniet e saj me Japoninë fqinje kanë rënë në pikën më të ulët të viteve të fundit.
Pekini u zemërua kur kryeministrja japonez Sanae Takaiçi (Takaichi) sugjeroi në muajin nëntor se Tokio mund të ndërmerrte veprime ushtarake nëse Pekini sulmonte Taipein.
Republika Popullore e Kinës e pretendon ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike si të vetin - një pohim i hedhur poshtë nga qeveria e Republikës së Kinës (Tajvanit).
“Presidenti Li (Lee) mbërriti në Pekin me një delegacion që përfshin më shumë se 200 udhëheqës biznesi të Koresë së Jugut për të filluar vizitën katër-ditore”.
Kështu raportoi enti mediatik shtetëror kinez i lajmeve “Cctv”.
Republika Popullore e Kinës dhe Koreja e Jugut pritet të diskutojnë çështje të tilla si investimet në zinxhirin e furnizimit, ekonomia dixhitale dhe shkëmbimet kulturore gjatë vizitës së Presidentit Li (Lee).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments