PROKURORËT E POSAÇËM TË KORESË SË JUGUT KËRKOJNË 10 VJET BURG PËR ISH-PRESIDENTIN JUN SUK JEOL (YOON SUK YEOL).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 1
- 2 min read
Seul, Kore e Jugut | Prokurorët e Koresë së Jugut, të udhëhequr nga Prokurori i Posaçëm Ço (Cho) Eun-seok, po kërkojnë një dënim me 10 vjet heqje lirie për akuza penale të shumta të ngritura kundër presidentit të rrëzuar, Jun Suk Jeol (Yoon Suk Yeol).
Akuzat përfshijnë pengimin e arrestimit, kryesisht për shkak të 15 ditëve të kaluara të tij i bllokuar në rezidencën zyrtare presidenciale, pasi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u rrëzua nga Asambleja Kombëtare dhe u lëshua një urdhër arresti.
Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar fshirjen e të dhënave të ndjeshme në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ish-Presidenti Jun (Yoon) u shkarkua zyrtarisht nga detyra e presidentit pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Koresë në muajin prill.
Mbrojtja e tij e ka quajtur kërkesën për 10 vjet heqje lirie të tepruar, të bazuar në baza të dobëta ligjore dhe faktike, si dhe në korniza politike.
Ish-Presidenti Jun (Yoon) vazhdon të mohojë të gjitha akuzat penale kundër tij; avokati i tij pohon se ai veproi brenda kufijve të ligjit dhe se gjyqi është shndërruar në një gjueti shtrigash publike ku fajësia e tij është e hamendësuar.
Ky gjyq penal është i pari nga shtatë të tjerë që lidhen me përpjekjen e dështuar të ish-Presidentit Jun (Yoon) për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2024.
Do të zhvillohen gjyqe penale të mëtejshme në lidhje me shkeljet e dyshuara të Aktit të Zgjedhjeve të Zyrtarëve Publikë gjatë kohës që ai qëndroi në detyrë.
Këto akuza penale përfshijnë korrupsion, ryshfet dhe manipulim të aksioneve.
Udhëheqës të tjerë janë akuzuar gjithashtu në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Z. Çoi (Choi) Sang-mok dhe Han Dak (Duck)-soo janë akuzuar për shpërdorim detyre pas dështimit të tyre për të emëruar gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, siç u rekomandua nga Asambleja Kombëtare.
Ish-Presidenti Jun (Yoon) po ndiqet penalisht gjithashtu në një gjyq të veçantë ku ai përballet me akuza për kryengritje, të cilat, mbartin një dënim deri në burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit do të marrë një vendim për çështjen aktuale më 16 janar, por kjo ka të ngjarë të shtyhet nëse mbrojtja e ish-Presidentit Jun (Yoon) paraqet prova shtesë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments