KORE E JUGUT | ISH-ZONJA E PARË KIM KEON-HE U DËNUA ME 20 MUAJ BURG PËR KORRUPSION; PROKURORIA E POSAÇME KËRKOI DËNIM SHEMBULLOR ME 15 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | “Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit shqiptoi dënim penal për ish-Zonjën e parë Kim Keon-hee me 20 muaj heqje lirie për korrupsion”.
Kështu raporton agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” - duke vënë në dukje se bëhet fjalë për pranimin e mallrave luksoze nga Kisha e Unifikimit, një nga sektet fetare më me ndikim në vend.
Megjithatë, gjykata e liroi atë nga akuzat për manipulim të aksioneve dhe shkelje të ligjeve mbi financimin politik.
Ekipi i Prokurorit të Posaçëm (Special) Min Joong-ki kishte kërkuar një dënim penal shembullor prej 15 vitesh heqje lirie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments