KORE E JUGUT | ISH-PRESIDENTI JUN SUK JEOL (YOON SUK-YEOL) U DËNUA ME 5 VJET BURG (NË GJYQIN E PARË PENAL); PRITET ZHVILLIMI I GJYQIT TJETËR PENAL KU PROKURORIA E POSAÇME KA KËRKUAR DËNIM ME VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol (Yoon Suk-yeol), u dënua me pesë vjet heqje lirie për akuza penale që lidhen me pengimin e drejtësisë deri te akuza penale të tjera që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 3 dhjetor 2024 dhe pasojat e saj.
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit lëshoi vendimin e parë në një listë të gjatë çështjesh kundër tij, i cili, u rrëzua nga presidenca në prill 2025, pasi u miratua shkarkimi i tij, i miratuar nga Gjykata Kushtetuese me iniciativën e Parlamentit.
Presidenti Jun (Yoon) përballet me dënimin me vdekje nëse dënohet për kryengritje në një gjyq tjetër penal - në pritje për zhvillim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments