KOPSHTI BOTANIK MË HELMUES NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 20, 2023
- 1 min read
Updated: Mar 31, 2023
Kopshti Alnuik, në Angli, është shtëpia e bimëve më toksike të njohura në planet: disa janë specie ekzotike, por në pjesën më të madhe ato janë nga ato lloje që rriten të qeta nëpër lëndina, dhe që janë përdorur që nga kohërat e lashta për të bërë ilaçe helmuese. Kopshti helmues i Alnuikut është një tërheqës për shumë vizitorë. Kështjella së cilës i është bashkangjitur kopshti është përdorur si mjedis për shkollën e magjistarëve të Hoguortsit në filmat e hershëm të Herri Poterit, krijuar gati njëzet vjet më parë nga Xhein Persi, Dukesha e Northumberlandit.


___.png)














Comments