KONISPOL: U ARRESTUA KLEMENT ISLAMAJ | AKUZOHET SE HODHI BABANË HUSO ISLAMAJ NGA SHKALLËT SEPSE I VRAU TË ËMËN SHANO ISLAMAJ ME SËPATË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 6, 2024
- 1 min read
Fshati Shalës, Konispol, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klement Islamaj.
Ai akuzohet se vrau të atin, z. Huso Islamaj, duke e hedhur nga shkallët, pasi e pa duke i dhunuar fizikisht dhe vrarë me sëpatë nënën, znj. Shano Islamaj.
Akti kriminal ngjau rreth orës 07:00, në fshatin Shalës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments