top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFEDERATA E ZVICRËS | ZV.PRESIDENTI AMERIKAN JD VENS (VANCE) MBËRRITI NË BAZËN AJRORE EMMEN PËR BISEDIMET ME IRANIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Zv.presidenti amerikan JD Vens (Vance) mbërriti në Bazën Ajrore Emmen, sot në mëngjes, për të nisur bisedime diplomatike të nivelit të lartë me zyrtarët iranianë.


Negociatat pritet të mbahen mbi një memorandum mirëkuptimi paraprak prej 14 pikash (MM) të nënshkruar ditë më parë nga presidentët Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Masud (Masoud) Pezeshkian për t'i dhënë fund gati katër muajve lufte.


Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zv.presidenti Vens (Vance) dhe përfshin figura kyçe të administratës Tramp (Trump), përfshirë të dërguarin special për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner).


Delegacioni iranian udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi).


Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë: Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, shefi i ushtrisë pakistaneze, Feldmarshal Asim Munir, dhe diplomatë të Katarit po marrin pjesë drejtpërdrejt në sesionet zvicerane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page