top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMITETI PËR ÇËSHTJET LIGJORE I I KËSHILLIT TË EUROPËS MIRATOI SOT REZOLUTËN E PROPOZUAR NGA KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4, 2024
  • 2 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Komiteti për çështjet ligjore i Këshillit të Europës, miratoi sot rezolutën e propozuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Pas këtij miratimi, i hapet udhë Asamblesë së Përgjithshme për vendimin e fundëm.

Në një mesazh nga Parisi z. Basha deklaroi se ky është një mesazh për këdo që bën agresion, se do të paguajë kostot finanaciare të shkatërrimit.

Përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës e kërkuan gjithashtu edhe presidenti i SHBA, Xhëu Baidn (Joe Biden), dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në projekt-rezolutën e propozuar nga z. Basha thuhet se përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe për to (dëmet) duhet paguar nga Rusia.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë.

Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta, për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse, që ndodhen nën juridiksionet e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës, si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi, për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen, në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën, dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila, është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:

1- Krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse, për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë, transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar, dhe krijimin e një tribunali kompensimi, për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina, në emër të individëve, subjekteve, dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page