top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI I POSAÇËM PARLAMENTAR PËR DEZINFORMIMIN U KONSTITUUA VETËM ME VOTAT E SHUMICËS POLITIKE | PËRBËHET NGA PJELLAT POLITIKE DHE BIOLOGJIKE TË ISH-SPIUNËVE TË MOSKËS DHE TË BEOGRADIT GJATË L2B.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26, 2024
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin u konstituua sot vetëm me votat e shumicës politike në pushtet.

 

Opozita e bojkotoi votimin.

 

Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe tha: “Ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje, të shtuara dhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë si një faktor kyç pro perëndimor stabiliteti në Evropën juglindore anëtare e NATO-së dhe në negociata me Bashkimin Europian.

 

Në komision ligjëroi dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindia Nikolla, e cila, u shpreh e keqardhur për bojkotimin e mbledhjes nga ana e opozitës, dhe bëri thirrje që opozita të jetë e pranishme.

 

Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë.


Distanca në këtë botë, është e vogël.


Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konfliktet.


Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, tha kryetarja Nikolla.


Rendi i ditës i Komisionit të Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”:

 

1. Konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

 

2. Njohja me aktet që rregullojnë ngritjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm:

a- Vendim nr. 40, datë 11.04.2024, i Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

 

b- Vendim nr. 52/2024, datë 06.06.2024, i Kuvendit “Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Kuvendit, ngritur me Vendimin nr. 40/2024, “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit””.

 

c- Urdhër nr. 350, datë 24.06.2024, i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, “Për ngritjen e njësisë mbështetëse pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

 

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për përfaqësimin e institucioneve të administratës publike, institucioneve të pavarura, si dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, me përfaqësues/ekspertë me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

 

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike për bashkëpunim dhe ekspertizë nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe vende të tjera të interesuara, si dhe ekspertë vendas dhe/ose të SHBA-së, BE-së, NATO-s, me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

 

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organizatave të shoqërisë civile, instituteve, botës akademike vendase apo të huaj, për bashkëpunim dhe ekspertizë sipas qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

 

6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar dhe asaj elektronike, për të kontribuar në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.


Deputetja e opozitës Flutura Açka ka denoncuar verbalisht se ky komision u ngrit për të kontrolluar mediat, dhe sipas saj do të përdoret edhe për grabitjen e zgjedhjeve.


Në ente të ndyshme mediatike është denoncuar se:

1- Komisioni ka në përbërje anëtarë që kanë lidhje gjaku me subjekte që u përkasin strukturave të krimit të organizuar dhe njëkohësisht që kanë uashtruar funksione në ish-autoritetet staliniste të hetimit penal (deputeti Fatmir Xhafa është një ndër të akuzuarit).

 

2- Komisioni ka në përbërje anëtarë që dihet botërisht se janë pjella biologjike (bij, bija, nipër dhe mbesa) dhe politike të atyre që gjer në fund të L2B - e më vonë pas saj - ishin spiunët dhe bashkëpunëtorët më të ethshëm e më të bindur të nxitjes dhe të vënies në zbatim të luftës Civile vëlla-vrasëse ndër shqiptarë (të gjithë këta deputetë të partisë pushtetmbajtëse - Partia Socialiste e Shqipërisë), spiunët dhe bashkëpunëtorët e verbër të Beogradit dhe të Moskës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page