top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I ORGANIZATËS KRIMINALE NDRAGETA U ARRESTUA NË KOLUMBI I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA AUTORITETET ITALIANE TË DREJTËSISË PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Policia kolumbiane ka njoftuar arrestimin e një ambasadori (ndërmjetësi) vendas të Ndrangheta-s, pas një alarmi të kuq të Interpolit të lëshuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga sistemi italian i Prejtësisë Penale.


Një bashkëpunëtor i mafias italiane është kapur”.


Kështu shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) shefi i policisë kolumbiane, Juan Pablo Vélez, duke specifikuar se arrestimi u zhvillua në komunën e Kaukasias (Caucasia), në departamentin e Antokias (Antioquia), në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet italiane për trafik droge në lidhje me krime të tjera.


I arrestuari ishte koordinatori i një rrjeti trafikimi droge me lidhje me mafian Ndrangheta dhe i cili transportonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe nga Spanja në Xhenova”, shpjegoi zyrtari.


Z. Vélez më pas nënvizoi se në vitin 2025 policia kolumbiane ka bërë tashmë 66 arrestime bazuar në alarmet e kuqe të Interpolit, dhe 19 prej tyre ishin për kriminelë të lidhur me trafikimin e drogës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page