DREJTORIA E QARKUT ANTI-MAFIA E KATANXAROS LËSHOI 43 URDHËR-ARRESTE NDAJ NDRAGETAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27, 2023
- 2 min read

Kalabri, Itali | Ish-presidenti 70-vjeçar i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio, i zgjedhur me Partinë Demokratike, po hetohet nga Drejtoria e Qarkut Antimafia të Katanxaros (Catanzaro DDA), që çoi në arrestimin e 43 personave. Hipoteza e akuzës penale ndaj z. Oliverio, i cili ishte në detyrë nga viti 2014 deri në vitin 2020, është ajo e bashkimit kriminal të rënduar me metoda mafioze. Mes të dyshuarve janë edhe ish-këshilltarët rajonalë Nikoll Adami (Nicola Adamo), me moshë 66 vjeç, dhe Antolela Rizo (Antonietta Rizzo), me moshë 59 vjeçe, dhe ish-këshilltari rajonal Sebi Romeo (Seby Romeo), me moshë 48 vjeç, të gjithë të Partisë Demokratike. Ndër të tjera, disa nga të dyshuarit akuzohen edhe për veprën penale të shkëmbimit të zgjedhjeve politiko-mafioze. Personat e përfshirë në operacion janë nën hetim, për arsye të ndryshme, për krime të ndryshme, duke filluar nga krijimi i shoqatave kriminale të tipit mafioz me qëllim mashtrimin, zhvatjen dhe konkurrencën e paligjshme. Në qendër të hetimeve është edhe një vrasje. Operacioni u krye me mbështetjen, në fazën ekzekutive, të karabinierëve të komandave provinciale të Kortones (Crotone), Kozencës (Cosenza), Katanxaros (Catanzaro), Potencës (Potenza), Parmës (Parma), Breshias (Brescia), Milano dhe mantoit (Mantua) dhe njëkohësisht të skuadronit ajror të Kalabrisë. 22 nga personat e përfshirë janë nën hetim për krijim dhe pjesëmarrje në shoqatë kriminale të tipit mafioz, 9 për shoqëri kriminale, 3 për shoqëri kriminale me qëllim mashtrimi, dhe të tjerë për shkelje të lirisë së procedurës për zgjedhjen e kontraktorit, zhvatje, konkurrencë të paligjshme me kërcënim ose dhunë, transferta mashtruese vlerash, konkurrenca e jashtme në një shoqatë të tipit mafioz, liria e çrregulluar e ankandeve, korrupsioni për një veprim në kundërshtim me detyrat zyrtare, falsiteti ideologjik, dhe material i kryer nga zyrtari publik në vepra publike. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox










___.png)










































Comments