top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | GJYKATA HOQI NDALIMIN PËR BOMBARDIMIN E KAMPEVE GUERILE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Pushteti Gjyqësor ka hequr pjesërisht pezullimin e bombardimeve kundër kampeve guerile, por ka vendosur vigjilencë të shtuar nëse ka raportime për të mitur të rekrutuar nga grupe të armatosura ilegale.


Gjyqtarja Margi Viviana Arsiniegas (Marggy Viviana Arciniegas) e Gjykatës së 34-të Familjare në Bogotë, e cila kishte urdhëruar pezullimin paraprak të bombardimeve më 2 shtator, e ka tërhequr masën paraprake, megjithëse jo pa kushte.


Ajo urdhëroi Forcat e Armatosura të miratojnë një nivel të shtuar masash paraprake kur, gjatë operacioneve, kanë të disponueshme informacione të caktuara, objektive ose të verifikueshme në mënyrë të arsyeshme në lidhje me praninë e fëmijëve ose adoleshentëve.


Që kur presidenti i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella mori detyrën më 7 gusht, ushtria kolumbiane ka kryer tre bombardime, duke rezultuar në të paktën 42 vdekje, përfshirë gjashtë të mitur të rekrutuar nga guerilasit përmes mediave shoqërore virtuale.


Të miturit ishin gjithashtu viktima të bombardimeve ushtarake gjatë mandateve të presidentit të krahut të majtë Gustavo Petro (2022-2026) dhe presidentit të krahut të djathtë Ivan Duke (Duque), 2018-2022.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page