top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | ME URDHËR TË PRESIDENTIT ABELARDO DE LA ESPRIELLA USHTRIA NDËRMORI SULM KUNDËR TRAFIKANTËVE MARKSISTË-LENINISTË TË DROGËS; 20 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Forcat e armatosura kolumbiane kryen një bombardim në departamentin e Guaviare-s kundër një kampi guerilas të lidhur me z. Ivan Mordisko (Mordisco).


Operacioni ushtarak, i quajtur “Azarias”, shënjestroi 27 anëtarë të organizatës kriminale “Karolina (Carolina) Ramirez”, duke rezultuar në 20 vdekje, pesë arrestime dhe dy të mitur të shpëtuar.


Midis viktimave ishte udhëheqësi i grupit, i njohur me pseudonimin “Tigre” ose “Pintado”, i konsideruar si personi kryesor i besuar i kreut Mordisko.


Midis të kapurve është edhe “Viktori”, i katërti në komandë i organizatës.


Gjatë sulmit, autoritetet sekuestruan 26 pushkë, katër mitralozë, tre pistoleta, 10 komplete pajisjesh fushore dhe 13 jelekë taktikë.


Presidenti i djathtë Abelardo de la Espriella njoftoi suksesin e sulmit, të cilin e kishte autorizuar dy javë më parë.


Z. Ivan Mordisko (emri i vërtetë i të cilit është Nestor Gregorio Vera Fernandez) në Kolumbi përfaqëson udhëheqësin më të fuqishëm rebel dhe një nga narkoterroristët më të kërkuar të vendit.


Ai komandon grupin Shtabi i Përgjithshëm Qendror (Estado Mayor Central), i cili është fraksioni disident më i madh i ish-gueriljes marksiste-leniniste FARC.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page