top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT PËRJASHTOI NË MËNYRË PËRFUNDIMTARE NGA RADHËT E SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE PROKURORIN E TIRANËS SOKOL MALAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 16
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

1- Znj. Albana Shtylla (kryesuese).

2- Znj. Natasha Mulaj (relatore).

3- Znj. Mimoza Tasi.

4- Znj. Rezarta Schuetz.

5- Z. Sokol Çomo (të tre anëtarë) shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.


Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit nr. 659, datë 12.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj.

 

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, thuhet në vendim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page