KINË: U NIS HETIMIN NDAJ MINISTRIT TË MBROJTJES | U SHKARKUA NGA DETYRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 15, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sipas gazetës Kohërat Financiare (Financial Times) ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, është objekt i një hetimi, dhe gjithashtu është liruar nga detyra. Gazeta raporton fjalët e tre zyrtarëve amerikanë, dhe dy personave të lidhur me inteligjencën, dhe beson se kjo është një shenjë e qartë, e peripecive të qeverisë së z. Shi Xhinping (Xi Jinping), pas shkarkimit të ministrit të Jashtëm Çin Gang. Z. Li Shangfu u emërua në muajin mars, dhe ka munguar në mediat kineze, që prej 29 gushtit. Për momentin arsyet e hetimit ndaj tij nuk dihen, megjithëse Pekini në muajin korrik nisi një hetim të gjerë për korrupsionin e zyrtarëve, që çoi në shkarkimin e z. Li Juçao (Li Yuchao), dhe të z. Liu Guangbin, krerët e Forcave të Raketave. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments