KINA SANKSIONOI PESË KOMPANI AMERIKANE PËR SHITJEN E ARMËVE NË TAIPEI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 7, 2024
- 2 min read
Pekin, Kinë | Kina ka vendosur të ndëshkojë në përputhje me ligjin kundër sanksioneve të huaja të Kinës, pesë kompani të industrisë së mbrojtjes amerikane, në përgjigje të shitjeve të reja të armëve në ishull, dhe sanksioneve amerikane, kundër ndërmarrjeve dhe individëve kinezë me argumene ligjore të ndryshme.
Ngjarja zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe politike të Tajvanit, më 13 janar 2024.
Në një shënim nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze lexojmë: “Këto janë Bae Systems Land and Armament, Alliant Techsystems Operation, AeroVironment, ViaSat dhe Data Link Solutions. Ftesa për Shtetet e Bashkuara është që të ndalojnë armatimin e Tajvanit, dhe synimin e Kinës me sanksione të njëanshme të paligjshme, përndryshe do të ketë një përgjigje të fortë, dhe të vendosur nga pala kineze. Sanksionet kundër pesë kompanive konsistojnë në ngrirjen e pronave të këtyre kompanive në Kinë, duke përfshirë asetet e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, dhe ndalimin e organizatave dhe individëve në Kinë që të bëjnë transaksione dhe bashkëpunojnë me to. Shitjet e armëve amerikane në rajonin e Tajvanit të Kinës përfaqësojnë një shkelje të qartë të parimit ‘Një Kinë’, dhe dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, dhe sanksionet e njëanshme të paligjshme që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj kompanive dhe individëve kinezë, nën pretendime të ndryshme të rreme, dëmtojnë seriozisht sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës, minojnë paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit, dhe shkelin të drejtat dhe interesat legjitime, të kompanive dhe individëve kinezë.”
Pekini paralajmëroi se qeveria qendrore mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj, për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, sigurinë, dhe integritetin territorial, dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive dhe qytetarëve kinezë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments