KILI | QEVERIA E PRESIDENTIT ULTRAKONSERVATOR JOSE ANTONIO KAST U TËRHOQ NGA NISMA LIGJORE PËR LEGALIZIMIN E 180 MIJË EMIGRANTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Qeveria e Presidentit të ri ultrakonservator të Kilit, Jose Antonio Kast, ka njoftuar se do të anulojë dekretin me të cilin presidenti në largim Gabriel Boriç kishte miratuar rregullimin e 180 mijë emigrantëve.
“Ne nuk do të vazhdojmë me një rregullim masiv siç është propozuar nga qeveria Boriç”, tha në një intervistë radiofonike Drejtori i Shërbimit të Migracionit Frank Sauerbaum.
Zyrtari sqaroi se dokumenti i referohej migrantëve që kishin aplikuar për legalizim midis viteve 2023 dhe 2024 dhe se ai ende nuk ishte zbatuar.
Sipas Drejtorit Sauerbaum, midis 180 mijë rasteve të pranuara, 6 mijë prej tyre përfshinin persona me precedentë kriminalë.
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm dhe zbatimi i masave të rrepta për të kufizuar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm janë ndër pikat kryesore të programit qeveritar të udhëheqësit ultrakonservator, i cili, e sheh praninë e të huajve si faktorin kryesor të pasigurisë në vend.
Nën qeverinë e Presidentit Kast, Kili filloi të ndërtonte barriera në kufirin e saj verior me Perunë dhe Bolivinë pikërisht për të luftuar imigracionin e parregullt, si pjesë e të ashtuquajturit plani “Mburoja Kufitare”.
Sipas të dhënave zyrtare, afërsisht 2 milionë të huaj jetojnë në Kili, nga të cilët mbi 336 mijë janë të parregullt.
Komuniteti më i madh i emigrantëve është ai venezuelian, me mbi 700 mijë njerëz që hyjnë në vend, kryesisht vitet e fundit për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe politike me të cilën përballet vendi i Karaibeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments