top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI | QYTETI I KOPIANOS (COPIAPÓ) U BË I PARI NË AMERIKËN E JUGUT QË KA TRANSPORT PUBLIK 100% ELEKTRIK; 121 AUTOMJETE TË NIVELIT TË LARTË PËR 25 MIJË PËRDORUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read
ree

Santiago, Kili | Qyteti i Kopianos (Copiapó), në rajonin e Atakamës (Atacama) është bërë qyteti i parë në Kili dhe në të gjithë Amerikën e Jugut që ka transport publik 100% elektrik me një flotë prej 121 automjetesh të nivelit të lartë.


Një turne fillestar simbolik, i udhëhequr nga Ministri i Brendshëm Álvaro Elizalde dhe Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Juan Karlos (Carlos) Muñoz, nisi atë që konsiderohet një transformim historik.


Dhjetë rajone të tjera në Kili tani kanë automjete elektrike: Arika (Arica) dhe Parinakota (Parinacota), Antofagasta, Atakama (Atacama), Kokuimo (Coquimbo), Valparaíso, Metropolitana, O'Higgins, Biobío, Arakania (Araucanía) dhe Los Lagos.


Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por rezultatet e arritura deri më tani na lejojnë të themi me krenari se 62% e rajoneve të vendit kanë autobusë elektrikë në funksionim”, deklaroi Ministri Muñoz.


Kopiano (Copiapó) do t'u ofrojë më shumë se 25000 njerëzve transport publik të klasit botëror, vuri në dukje qeveria, dhe do të operojë me pagesa me kartë dhe aplikacion, duke eliminuar paratë në dorë.


Plani i Modernizimit të Transportit Publik të Kopianos (Copiapó) përfshin 30 stacione karikimi dhe një sistem menaxhimi të baterive.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page