KILI | MINISTRI I ENERGJISË DIEGO PARDOU (PARDOW) DHA DORËHEQJE; U FRYNË FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE PËR MILIONA KONSUMATORË; 100 MILIONË € VJEDHJE ME NJË DORË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Santiago, Kili | Ministri i Energjisë i Kilit, Diego Pardou (Pardow), dha dorëheqjen mes skandalit që rrethonte një llogaritje të gabuar që çoi në rritje të padrejta të faturave të energjisë elektrike për miliona klientë gjatë vitit të kaluar.
Ai u zëvendësua nga Ministri aktual i Ekonomisë, Alvaro Garsia (Álvaro García), i cili, do të mbajë të dy postet.
“Angazhimi im kryesor tani do të jetë gjetja e mënyrës më të mirë të mundshme për të kompensuar familjet”, deklaroi Ministri Garsia (García).
Sipas vlerësimeve të medias, gabimi në llogaritje rezultoi në mbledhjen e paligjshme të afërsisht 100 milionë eurove.
Gabimi doli pas botimit të një raporti paraprak nga Komisioni Kombëtar i Energjisë, i cili, thuhet se identifikoi një ndryshim në metodologjinë e llogaritjes, duke rezultuar në një zbatim të gabuar të indeksit të çmimeve të konsumit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments