top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI: GJYKATA URDHËROI 16 TRASHËGIMTARËT E DIKTATORIT AUGUSTO PINOÇET (PINOCHET) TË KËTHEJNË MBI 17 MILIONË $ NË THESARIN E SHTETIT TË CILAT KONSIDEROHEN FONDE PUBLIKE TË PËRVETËSUARA KRIMINALISHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 23
  • 2 min read
ree

Santiago,Kili | Trashëgimtarët e diktatorit Augusto Pinoçet (Pinochet) duhet të paguajnë më shumë se 17 milionë dollarë në thesarin e shtetit, sipas Gjykatës së Shtatë Civile të Santiagos, Kili, duke pranuar kërkesën e Këshillit të Mbrojtjes së Shtetit dhe duke hedhur poshtë argumentet e mbrojtjes se krimi ishte parashkruar.


Në një vendim të shkallës së parë, i cili, mund të apelohet në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme, gjykata arriti në përfundimin se fondet e përvetësuara nga burimet publike u transferuan në llogaritë vetjake të diktatorit dhe u përdorën për të blerë prona dhe instrumente financiare, pa asnjë justifikim ligjor.


Vendimi thotë se megjithëse nuk ishte e mundur të përcaktohej përgjegjësia penale e z. Pinoçet (Pinochet) për shkak të vdekjes së tij, është treguar se ai është përfshirë në sjellje që rezultoi në përvetësimin e fondeve publike, që arrijnë në të paktën 17886323 $.


Vendimi vjen shtatë vjet pas mbylljes së çështjes Riggs, hetimit mbi origjinën e pasurisë së lënë nga diktatori Pinoçet (Pinochet) trashëgimtarëve të tij në llogari sekrete në Bankën Riggs në Uashington, D.C., e cila, në vitin 2018 urdhëroi sekuestrimin e 1.6 milion dollarëve nga familja Pinoçet-Hiriart.


Sipas vendimit të fundit të gjyqtares Karolina Kabelo (Carolina Cabello), paratë u trashëguan nga 16 veta, përfshirë gruan e z. Pinoçet (Pinochet), e quajtur Lusia (Lucía) Hiriart, e cila, tani është e ndjerë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page