AUGUSTO PINOÇET | DIKTATORI I DISKUTUESHËM I KILIT QË U GJETI VENDIN KOMUNISTËVE 🌶️
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19, 2023
- 2 min read
Updated: Feb 26
Santaigo, Kili | 🌶️Rritja në pushtet dhe përfshirja e ShBA-ës.🔻
Gjenerali i ushtrisë kiliane Augusto Pinoçet (Pinochet) mori pushtetin më 11 shtator të vitit 1973, përmes një grusht shteti ushtarak, që përmbysi Presidentin Salvador Allende. Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë grusht shteti, duke shënuar një ndryshim dramatik në peizazhin politik të Kilit.
🌶️SHKELJET E TË DREJTAVE TË NJERIUT NËN PINOÇETIN.🔻
Sundimi 17-vjeçar i Pinoçetit njihet më së shumti për abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut. Ai arrestoi, torturoi dhe u zhduku 1000 kilianë. Ai e ktheu Stadiumin Kombëtar në Santiago në një qendër të njohur paraburgimi dhe torture.
🌶️OPERACIONI CONDOR: NJË FUSHATË REPRESIONI. 🔻
Një aspekt kyç i regjimit të Pinoçetit ishte përfshirja e tij në Operacionin Kondor (Condor), një përpjekje e koordinuar nga qeveritë e Amerikës së Jugut në vitet 1970, duke u fokusuar në represionin politik, dhe terrorin shtetëror. Kjo fushatë përfshinte operacione të inteligjencës, dhe vrasje të shënjestruara të kundërshtarëve politikë, duke kontribuar në trashëgiminë e errët të sundimit të tij.
🌶️REFORMAT EKONOMIKE DHE DEBATE.🔻
Mes mizorive të të drejtave të njeriut, qeveria e Pinoçetit ndërmori edhe reforma të rëndësishme ekonomike.
Këto reforma transformuan ekonominë e Kilit. Ekonomistë dhe historianë kanë debatuar për ndikimin e reformave në ekonominë e vendit me opinione të ndryshme.
🌶️PROCEDURAT LIGJORE DHE VITET E FUNDIT.🔻
Në vitet e tij të mëvonshme, Pinoçeti u përball me mbi 300 akuza në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut.Ai u arrestua në Londër, në vitin 1998, dhe më pas u vendos në arrest shtëpiak, në Kili. Pavarësisht këtyre akuzave, ai nuk u dënua kurrë, dhe jetoi vitet e fundit në arrest shtëpiak, duke ndërruar jetë më 10 dhjetor 2006. Vdekja e tij u prit me reagime të ndryshme në Kili.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments