top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI | QEVERIA ANULOI PËRFUNDIMISHT PROJEKTIN E OBSERVATORIT ASTRONOMIK ME REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS (SHBA-ës PARALAJMËRUAN PËR SPIUNAZH SATELITOR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 1 min read

Santiago, Kili | Qeveria e Kilit anuloi përfundimisht projektin e observatorit astronomik “Cerro Ventarrones”, në rajonin Antofagasta, një iniciativë e përbashkët e Universitetit Katolik të Veriut dhe Observatorit Kombëtar Astronomik të Republikës Popullore të Kinës.


Ministria e Punëve të Jashtme e njoftoi këtë lajm (duke specifikuar se marrëveshja nuk përputhej me rregulloret aktuale).


Projekti u pezullua prillin e kaluar pas një paralajmërimi të ShBA-ës se objekti mund të përdoret edhe për gjurmimin satelitor, me implikime të mundshme strategjike.


Pekini i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato ndërhyrje nga Uashingtoni dhe duke përsëritur natyrën ekskluzivisht shkencore të iniciativës.


Ministri i Jashtëm Alberto Van Klaveren, përjashtoi presionin e ShBA-ës për vendimin, duke ia atribuar atë arsyeve administrative dhe ligjore.


Ai konfirmoi gatishmërinë e Kilit për të negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse, shtet me shtet, me autoritetet kineze, të modeluar sipas atyre që tashmë janë në fuqi me Bashkimin Evropian”.


Kështu raportoi enti mediatik argjentinas “Infobae”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page