KILI: NË ZGJDHJET PRESIDENCIALE DO TË MARRË PJESË PËR HERË TË PARË NJË KANDIDATE KOMUNISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Santiago, Kili | Për herë të parë në historinë e Kilit, një militante e Partisë Komuniste do të jetë kandidatja e së majtës në zgjedhjet presidenciale.
Ky është vendimi që doli nga zgjedhjet paraprake të së dielës, të cilat panë triumfin e qartë të znj. Jeanette Jara, ish-Ministres së Punës në qeverinë e z. Gabriel Boriç, me 60% të votave.
Znj. Jara ia kaloi social-demokrates Carolina Tohá, - për shumë njerëz favorite para raundit - e cila mbeti në 28% të votave, e ndjekur nga z. Gonzalo Uintër (Winter), i cili, ishte parakandidat për partinë e z. Borië, - Frente Amplio - dhe përfaqësuesi i të Gjelbërve, z. Jaime Mulet.
Me rreth një milion votues, zgjedhjet paraprake u shënuan nga një pjesëmarrje e ulët, shumë më e ulët se sa pritej dhe se ato të vitit 2021, të cilat panë fitoren e z. Boriç ndaj komunistit Daniel Jadue, në të cilat morën pjesë 1.7 milion votues.
Në fjalimin e saj të parë pas fitores, znj. Jara u dërgoi një mesazh uniteti parakandidatëve të tjerë të së majtës, duke thënë se me ta fillon një rrugë e re.
Kandidati që fiton zgjedhjet paraprake do të duhet të përballet me një parti të krahut të djathtë në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, e cila, megjithatë do të paraqitet e ndarë me tre kandidatë: Evelyn Matthei (e qendrës së djathtë), José Antonio Kast (e djathta konservatore) dhe Johannes Kaiser (e djathta libertariane ekstreme).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments