DIKTATURA E PINOÇETIT SHITI 20 MIJË FËMIJË | 55 FËMIJË NË ITALI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 1, 2024
- 1 min read
Santago, Kili | Ata i quajnë fëmijët e heshtjes: njëzet mijë fëmijë të vjedhur gjatë diktaturës së Augusto Pinoçetit (Pinochet), gjatë viteve 1973-1990 në Kili.
Largoheshin nga familjet e tyre sapo lindnin, dërgoheshin për birësim, shiteshin në Europë ose Amerikën e Veriut.
Një mozaik tmerri të cilit i shtohet një pjesë e re: 55 prej tyre mbërritën në Itali.
Të lindurit në vitin 1990, sipas disa dëshmive, janë çuar në një jetimore dhe prej andej, me sa duket, në Sardenjë.
Të dhënat e papublikuara nga policia civile janë publikuar në kuadër të kongresit të katërt të Fondacionit “Bijtë dhe Nënat e Heshtjes”, me rastin e prezantimit të fushatës kërkimore.
Një nismë e cila, falë bashkëpunimit me agjencinë Cheil Chile, do të jetë në gjendje të llogarisë në imazhet e krijuara nga e para se si mund të jenë ato foshnja sot.
Një operacion i mundshëm falë kombinimit të gjenetikës dixhitale dhe inteligjencës artificiale, me video dhe foto që do të shpërndahen në vendet e kërkimit.
Janë 1144 raportime për të mitur të destinuar për familje në Suedi (178), Kili (119), Shtetet e Bashkuara (90), Itali (55), Francë (30) dhe vende të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments