top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË KILI VOTOHET PËR KUSHTETIUTË TË RE | NQS NUK MIRATOHET E REJA MBETET NË FUQI AJO E PINOÇETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 17, 2023
  • 2 min read
ree

Santiago, Kili | Sot, e diel, 17 dhjetor 2023, qytetarët e Kilit janë thirrur të votojnë, për të vendosur nëse do të miratojnë një kushtetutë të re, që do të zëvendësojë atë të kohës së diktaturës. Votimi vjen një vit pasi kilianët hodhën poshtë një kushtetutë të propozuar të hartuar nga një koalicion i krahut të majtë, dhe që shumë thanë se ishte një nga kartat më progresive në botë.

Dokumenti i ri është më konservator se ai që kërkon të zëvendësojë, pasi thellon parimet e tregut të lirë, redukton ndërhyrjen e shtetit, dhe mendohet se kufizon disa të drejta për gratë.

Nëse karta e re refuzohet, kushtetuta e kohës së Pinoçetit, e modifikuar gjatë viteve, do të mbetet në fuqi.

E DREJTA PËR ABORT.

Një nga nenet më të debatuara të draftit të ri, thotë se ligji mbron jetën e fëmijës së palindur, me një ndryshim në formulim, në krahasim me dokumentin që është në fuqi, dhe që sipas disave, do të ishte në gjendje ta bënte abortin krejtësisht të paligjshëm në vend.

Aktualisht, ndërprerja e shtatzënisë lejohet për tre arsye:

1- Përdhunim.

2- Fetus jo i qëndrueshëm.

3- Rrezik për jetën e nënës.

Ndër nenet në dokument, që kanë ndezur kritika dhe polemika, është ai që thotë se të burgosurve që vuajnë nga një sëmundje terminale, dhe që nuk konsiderohen si rrezik për shoqërinë, në përgjithësi mund t'u jepet arrest shtëpie.

Anëtarët e opozitës së majtë thanë se nga masa mund të përfitojë ata që janë dënuar për krime kundër njerëzimit, gjatë diktaturës së Pinoçetit, e cila, zgjati nga viti 1973 deri në vitin 1990. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page