KENTAKI | 3 TË VDEKUR + 11 TË PLAGOSUR NGA RRËZIMI I NJË AVIONI MALRASH I SHOQËRISË TREGTARE UPS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Të paktën tre veta kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një aeroplani mallrash menjëherë pas ngritjes nga Luisvaill (Louisville), në Shtetet e Bashkuara qendrore-lindore.
Lajmin e njoftoi Guvernatori i Kentakit (Kentucky), Endi Beshiër (Andy Beshear).
Aeroplani i UPS-it u përfshi nga flakët ndërsa godiste bizneset pranë aeroportit ndërkombëtar, duke dërguar një re të madhe tymi të zi mbi zonën.
Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-ës (FAA) tha se “McDonnell Douglas MD-11”, i cili, po udhëtonte për në Havai (Hawaii), u rrëzua rreth orës 5:15 pasdite sipas orës vendore.
Guvernatori Beshiër (Beshear) tha në një konferencë për shtyp se priste që numri i të vdekurve dhe të lënduarve të rritej.
UPS-i tha në një deklaratë se tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit, duke shtuar se nuk kishte konfirmim për lëndime ose viktima.
Shkaku i rrëzimit është nën hetim nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të ShBA-ës (NTSB).
Luisvaill (Louisville) është qendra kryesore ajrore e UPS-it në ShBA-ës, sipas një flete faktesh të kompanisë.
Gjigandi i shpërndarjes së pakove fluturon në mbi 200 vende me gati 2000 fluturime në ditë, duke operuar një flotë prej 516 avionësh.
UPS-i zotëron 294 prej këtyre avionëve dhe pjesën tjetër e merr me qira me kontrata qiraje afatshkurtra ose çarter.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments