FORCA AJRORE E UKRAINËS: AVIONI LUFTARAK MIG-29 I DREJTUAR NGA PILOTI MAJOR BONDAR SERHI VIKTOROVIÇ (SERHIY VIKTOROVICH) U RRËZUA; PILOTI VDIQ; U HAP HETIM PENAL PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Një avion ukrainas MiG-29 u rrëzua gjatë uljes pas një misioni luftarak.
Piloti, Major Bondar Serhi Viktoroviç (Serhiy Viktorovich), me moshë 46 vjeç, vdiq në aksident, shkaku i të cilit është nën hetim penal paraprak.
Forcat Ajrore Ukrainase e njoftuan këtë në kanalin e tyre Telegram.
Enti mediatik “Ukrinform” kujton një precedent në këtë drejtim; natën e 29 qershorit, gjatë një sulmi masiv me raketa ruse, një avion F-16 ukrainas u godit, duke vrarë pilotin e tij, Maksim Ustimenko (Maksym Ustymenko).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments